Aktualitet

Ishte martuar pak ditë më parë/ Zbardhet identiteti i të riut shqiptar që vdiq në aksidentin tragjik në Itali, i afërm i moderatores së njohur

Kushëriri 25-vjeçar që ishte në makinë me të ka arritur të mbijetojë dhe është transportuar në gjendje të rëndë për në spitalin e Pordenones.

23 Janar 2024, 20:47 Nga r.ll

 

Ishte martuar pak ditë më parë/ Zbardhet identiteti i të
dorjo duka

 

ITALI -Është zbardhur identiteti i të riut shqiptari, i cili humbi jetën në një aksident automobilistik në Itali pak ditë më parë Dorjo Duka, është 30-vjeçari shqiptar, banues në Tiranë i cili ndërroi jetë natën e së dielës pas përplasjes që ndodhi në Ponte Meduna, në zonën e Pordenones, ku makina tip “Fiat Grande Punto” me të cilën ai udhëtonte u përplas me një makine tjetër tip “Mercedes CLA”.

Ai ishte martuar pak ditë më parë dhe kishte shkuar në Itali nga Shqipëria, të shtunën së bashku me motrën e tij, për të festuar ditëlindjen e kushërirës së tyre. Kushëriri 25-vjeçar që ishte në makinë me të ka arritur të mbijetojë dhe është transportuar në gjendje të rëndë për në spitalin e Pordenones, shkruajnë mediat italiane. 

Prokurori i Prokurorisë Publike të Pordenone, Federico Baldo i cili  hapi procedimin penal për veprën penale të dyshuar të vrasjes në rrugë  ku përfshihej drejtuesi i Mercedesit, një 45-vjeçar nga Codognè, në zonën e Trevisos, nuk e gjykoi të nevojshme kryerjen e autopsisë së trupit të viktimës, pasi ishte e qartë se vdekja ishte vetëm për shkak të traumave shumë të rënda të raportuara në aksident.

Në orët në vijim Prokuroria Publike do të lëshojë autorizimin për varrimin dhe kështu familja do të mund të riatdhesojë trupin e viktimës në Tiranë, ku do të bëhet varrimi. Duka, i cili punonte në një kompani ndërtimi la pas Irisin, me të cilën ishte martuar më 12 janar 2024 pas rreth 6 vitesh njohje. Dorjo ishte kushëriri i moderatores, Kiara Tito, e cila bëri një reagim prekës për të.

“Një lajm që na tronditi të gjithëve familjarisht. Një nga njerëzit me shpirtin më të mirë, por aq i mirë ishe sa zoti të deshi për vete. U prehsh në paqe kusho”, shkroi Kiara.

aksident ne itali dorjo duka

Sondazh

Poll