Aktualitet

VIDEO/ Moti i keq, banorët në Pogradec hapin rrugët vullnetarisht

Vështirësi në qarkullim janë shfaqur dhe në zonën e Pogradecit pas bllokimit të disa akseve nga dëbora.

21 Janar 2024, 12:14 Nga M.B
VIDEO/ Moti i keq, banorët në Pogradec hapin rrugët vullnetarisht
Foto ilustruese

POGRADEC- Moti i keq që ka përfshirë vendin ka shkaktuar mjaft probleme në disa qarqe të vendit. Vështirësi në qarkullim janë shfaqur dhe në zonën e Pogradecit pas bllokimit të disa akseve nga dëbora. Mësohet se në Lin, banorët kanë asistuar vet në hapjen e rrugëve. Kjo është parë me anë të një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale nga deputeti Endrit Braimllari.

"Në Lin të Pogradecit banorët në mënyrë vullnetare hapin rrugët e bllokuar nga bora. Instuticionet shtetërore në gjumë të thellë, fundja sot e dielë është e kanë pushim", shkaruan deputeti i Partisë së Lirisë krahas videos.

moti pogradec debora

Sondazh

Poll