Aktualitet

Incidenti gjatë homazheve për "21 janarin"/ I riu thirrje kundër Ramës: Vetë i çuat dhe i vratë

“Vetë i çuat atje, vetë i vratë”, ishte thirrja e fortë që bëri një i ri, ndërkohë që ai u ndalua nga civilë, të cilët kërkuan shoqërimin e tij.

21 Janar 2024, 11:37 Nga r.ll
Incidenti gjatë homazheve për "21 janarin"/ I riu thirrje
pamje nga incidenti

TIRANË- Një incident u shënua sot teksa kryeministri Edi Rama dhe familjarë të 4 viktimave të protestës së 21 janarit vendosën lule dhe bën homazhe në vendin ku ndodhën vrasjet, një i ri ka bërë thirrje kundër qeverisë.

“Vetë i çuat atje, vetë i vratë”, ishte thirrja e fortë që bëri një i ri, ndërkohë që ai u ndalua nga civilë, të cilët kërkuan shoqërimin e tij.

“Nuk kam bërë gjë. S’kam pse të jap mjetet e identifikimit. Mos më prekni, s’bëra gjë. Më lini të qetë, më ktheni telefonin. Nuk bëra gjë! Nuk bëra asgjë." dëgjohej ai të thoshte.

 

21 janari 2011

Sondazh

Poll