Bota

Qendra Ndërkombëtare për Emigracionin: Migrimi në Evropë do të rritet në vitin 2024

Michael Spindelegger drejtori i përgjithshëm i Qendrës Ndërkombëtare për Politikën e Migracionit (ICMPD) theksoi se njerëzit do t'i marrin të gjitha masat mbi migracionin, përpara se të hyjnë në fuqi. 

17 Janar 2024, 16:07 Nga E.d
Qendra Ndërkombëtare për Emigracionin: Migrimi në
Emigrante

AUSTRI- Emigracioni do të jetë një temë përçarëse ku shumë nga ata që duan të vijnë në Evropë do të nxitojnë të mbërrijnë përpara se sistemi të ndryshojë. Të shqetësuar nga fushatat e shumta zgjedhore në Evropë duke përfshirë Britaninë e Madhe dhe SHBA, gjatë së cilës emigracioni do të jetë një temë përçarëse, shumë nga ata që duan të vijnë në Evropë do të nxitojnë të mbërrijnë përpara se sistemi të ndryshojë.

Michael Spindelegger drejtori i përgjithshëm i Qendrës Ndërkombëtare për Politikën e Migracionit (ICMPD) theksoi se njerëzit do t'i marrin të gjitha masat mbi migracionin, përpara se të hyjnë në fuqi. 

“Unë e quaj efektin e dyqanit të mbyllur. Njerëzit do t'i dëgjojnë të gjitha këto masa mbi migracionin të shpallura në fushatat zgjedhore dhe do të mendojnë se duhet të jenë këtu në BE përpara se të hyjnë në fuqi”, tha Spindelegger.

Sipas raportit vjetor të ICMPD-së, lufta në Lindjen e Mesme dhe perspektiva e rifitimit të pushtetit nga Donald Trump në Shtetet e Bashkuara do të çonin në flukse të mëdha njerëzish. Spindelegger, një ish zëvendëskancelar dhe ministër i jashtëm i Austrisë, tha se do të shohin më shumë refugjatë që vijnë në Evropë. Ai gjithashtu shtoi se Evropa kishte nevojë për emigrantë nëse BE-ja do të mbante një fuqi punëtore mjaft të fortë. 

"Unë mendoj se do të shohim më shumë refugjatë që vijnë në Evropë, shifra edhe më të mëdha se 2023. Fushatat zgjedhore do të jenë për zgjidhje të shpejta, por ne gjithashtu e dimë se nuk ka asnjë zgjidhja dhe këto rregullime të shpejta nuk do të çojnë në një ulje të migrimit,” tha ai.

Komisionerja e BE-së Ylva Johansson kohët e fundit përmendi nevojën për 1 milion punëtorë më shumë në BE për të mbajtur ritmin me ndryshimet demografike. 

michael spindelegger ylva johansson

Sondazh

Poll