Bota

BREXIT/ Ursula von der Leyen “ultimatum” Boris Jonsonit: Emëro një komisioner në BE

8 Nëntor 2019, 11:01 Nga DOSJA
BREXIT/ Ursula von der Leyen “ultimatum” Boris Jonsonit: Emëro

BRITANI E MADHE- Presidentja e ardhshme e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen i ka kujtuar kryeministrit anglez, Boris Johnson detyrimin e tij për të paraqitur një kandidat për komisioner të vendit në BE. Zëdhënësi kryesor i Komisionit të BE, Mina Andreeva i tha Euronews se ishte detyrimi ligjor i Mbretërisë së Bashkuar për të emëruar dikë për rolin e komisionerit siç ishte negociuar në zgjatjen Brexit muajin e kaluar.


Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk konfirmoi muajin e kaluar se vendet e BE-së kishin pranuar kërkesën e Mbretërisë së Bashkuar për një “zgjatje” deri në 31 janar të vitit 2020. Një detyrim për të emëruar një anëtar të komisionit paraqitet në tekstin e vendimit të Këshillit. Në të thuhet se Mbretëria e Bashkuar mbetet një anëtare e plotë e BE-së deri në datën e re të daljes, “me të drejta dhe detyrime të plota … përfshirë detyrimin për të sugjeruar një kandidat për emërim si anëtar të Komisionit”, shkruan euronews.

“Nëse pas 1 nëntorit … Mbretëria e Bashkuar është akoma në Bashkimin Evropian, atëherë, sigurisht, unë do t’i kërkoja Britanisë së Madhe të dërgonte një komisioner,” i tha Ursula von der Leyen gjatë një konference shtypi në Helsink të enjten.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota boris johnson brexit ursula von der leyen boris johnson brexit ursula von der leyen

Sondazh

Poll