Politike

Basha bashkohet me Ramën për Reformën Zgjedhore, Gjiknuri e Alibeaj takohen privatisht, i dërgojnë letër OSBE/ODIHR

Mësohet se ata i kanë dërguar një letër zyrtare OSBE për të atashuar përfaqësuesit e ODIHR pranë ekspertëve të komisionit.

15 Janar 2024, 18:41 Nga I.A
Basha bashkohet me Ramën për Reformën Zgjedhore, Gjiknuri e
Enkelejd Alibeaj dhe Damian Gjiknuri

TIRANË- Dy bashkëkryetarët e komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj janë takuar ditën e sotme privatisht. Mësohet se ata i kanë dërguar një letër zyrtare OSBE për të atashuar përfaqësuesit e ODIHR pranë ekspertëve të komisionit.

Letra e plotë:

Na lejoni fillimisht të shprehim falenderimet dhe mirënjohjen e thellë për kontributin që OSBE/ODIHR ka dhënë gjatë këtyre viteve për zhvillimin dhe konsolidimin e demokracisë në Shqipëri dhe në mënyrë të veçantë në një prej themeleve të rëndësishme të saj, siç janë zgjedhjet. Me vendimin nr. 12, datë 10.02.2022, të ndryshuar, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për realizimin e Reformës Zgjedhore. Komisioni ka për detyrë hartimin e ndryshimeve legjislative për reformën zgjedhore, në veçanti trajtimin e rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 25 Prillit 2021 dhe për zgjedhjet e mëparshme të patrajtuara, rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse për zgjedhjet, të partive politike parlamentare dhe organizatave jofitimprurëse.

Për këtë arsye, ashtu siç ramë dakord me përfaqësues të OSBE/ODIHR-it në takimin e zhvilluar në Dhjetor 2023, ku diskutuam punën e Komisionit dhe nevojën që pranë Komisionit të vendoset në dispozicion ekspertiza e ODIHR-it, kemi kënaqësinë që në emër të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore t'ju paraqesim kërkesën për të kontribuuar me ekspertë të fushës së zgjedhjeve, të ODIHR-it, për të asistuar punën e këtij Komisioni. Mënyra e komunikimit të ekspertëve të caktuar nga ju, me Komisionin e Reformës Zgjedhore, mund të përcaktohet në vijim të bashkëpunimit tonë të mëtejshëm. Duke ju falenderuar paraprakisht për gatishmërinë dhe bashkëpunimin tuaj, Sinqerisht,

BASHKËKRYETARËT Damian GJKNURI Enkelejd ALIBEAJ

Opozita ka kërkuar prej kohësh zëvendësimin e bashkëkryetarit të komisionit, Enkelejd Alibeaj me Oerd Bylykbashin. 

damian gjiknuri enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll