Politike

“Fjalimi i Presidentit, provokim i ulët”, Bardhi: Begaj të heqë dorë së qeni vartës i Ramës

Duke folur për mediat, Bardhi ka hedhur akuza ndaj Begajt se është bërë palë me qeverinë.

15 Janar 2024, 18:00 Nga I.A
“Fjalimi i Presidentit, provokim i ulët”, Bardhi: Begaj të
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka deklaruar se ata nuk ishin vënë në dijeni që presidenti Bajram Begaj do të mbante fjalim. Duke folur për mediat, Bardhi ka hedhur akuza ndaj Begajt se është bërë palë me qeverinë. Po ashtu Bardhi tha se fjalimi i Begajt ishte një provokim i ulët, pasi sipas tij ai është njoftuar prej kohësh se Kuvendi nuk funksionon normalisht.

“Edi Ramës i jepet pushteti në tavolinë, nuk ka sistem proporcional. Ripërsëritja e një skenari që opozitarët e kanë parë në vitin 2020. Sa i takon seancës së sotme, u njohëm përmes medias që Presidenti do jepte një mesazh. Zyrtarisht Presidenti është njoftuar se Kuvendi prej 3 muajsh nuk funksionon normalisht për shkak të mohimit të të drejtave tona. Presidenti nuk është zgjedhur tani, ai nuk ka ardhur në disa sesione parlamentare për t’iu drejtuar Kuvendit. Ky ishte një provokim i ulët i presidentit të Republikës. I bëj thirrje të heqë dorë si i njëanshëm dhe vartës i mazhorancës dhe të respektojë kolltukun e Kreut të Shtetit. Nëse zoti Begaj zgjedh të sillet si vartës i Edi Ramës, atëherë ai do të trajtohet si i tillë nga opozita”, tha Bardhi.

gazment bardhi seance plenare 15 janar 2024

Sondazh

Poll