Politike

Reforma Zgjedhore/ Ermonela Felaj: Ka interesa politike që do na i plotësojnë 84 vota

Felaj u shpreh se nuk i takon Kuvendit të shprehet se ku është njëri dhe ku është tjetri, por i takon deputetëve që të deklarohen.

15 Janar 2024, 15:30 Nga I.A
Reforma Zgjedhore/ Ermonela Felaj: Ka interesa politike që do na i
Ermonela Felaj

TIRANË- Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj ka folur për situatën në PD dhe kë njeh mazhoranca si kryetarë. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Felaj u shpreh se nuk i takon Kuvendit të shprehet se ku është njëri dhe ku është tjetri, por i takon deputetëve që të deklarohen.

Ne jemi kujdesur për të mos u shprehur se nuk i takon Kuvendit të shprehet se ku është njëri dhe ku është tjetri, i takon deputetëve që të deklarohen. Opozita për ne është kundërshtarë e jo armiq. Është një lojë që ata po e bëjnë mes vetes për interesat e tyre, por ne nuk na takon të ndërhyjmë”, u shpreh Felaj.

Sakaq u ndal te reforma zgjedhore, ku tha se nuk është vetëm në interesin e PS-së.

Reforma zgjedhore nuk është vetëm në interesin e PS-së. Nëse ne bëjmë 84 vota…unë besoj se ka interesa politike në mes që do fusin dhe ato numerik. Koha është tani dhe e mira është që të fillojmë të punojmë që tani. Dua të kujtoj se ka pasur dhe kushte më të vështira, në zgjedhjet e vitit 2019, kur PD e kishim në rrugë, e morëm nga rruga dhe e ulëm në tryezë. Duhet që opozita të kuptoj se ata që ka përballë janë kundërshtarë dhe jo armiq”, tha Felaj.

ermonela felaj

Sondazh

Poll