Politike

"Zbatimi i reformave kërkon parlament funksional"/ Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Gonzato : Duhet bashkëpunim parlamentar

Gonzato shprehet se zbatimi i reformave të nevojshme për anëtarësimin kërkojnë një parlament funksional dhe bashkëpunim mes partive.

15 Janar 2024, 14:25 Nga h.k
"Zbatimi i reformave kërkon parlament funksional"/ Ambasadori i
Silvio Gonzato

TIRANË-Silvio Gonzato, Ambasadori i BE-së në Shqipëri ka reaguar ditën e sotme me anë të një postimi në faqen zyrtare të Unionit Europian në Shqipëri. 

Gonzato shprehet se zbatimi i reformave të nevojshme për anëtarësimin kërkojnë një parlament funksional dhe bashkëpunim mes partive.

STATUSI:

Falë procesit të shqyrtimit analitik të legjislacionit, Shqipëria ka tani një pasqyrë të qartë të reformave të nevojshme për anëtarësimin në BE. Ashtu si i thashë ministres Elisa Spiropali gjatë takimit tonë të parë [të premten], zbatimi i këtyre reformave do të kërkojë funksonimin efektiv të parlamentit dhe një bashkëpunim të mirë midis të gjitha institucioneve.

Të gjitha forcat politike duhet të punojnë së bashku për axhendën e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, duke reflektuar vullnetin e fortë të qytetarëve shqiptarë për t’u anëtarësuar në BE.

 

 

slivio gonzato

Sondazh

Poll