Bota

Hamasi paralajmëron vdekjen e shumë pengjeve, fajëson bombardimet izraelite

Deklarata e Hamasit vjen në kuadër të 100 ditëve të luftës me Izraelin. Në Izrael është rritur presioni për lirimin e pengjeve të mbetura në Gazë, ndërsa negociatat nuk po shkojnë asgjëkundi për shkak të kushteve të dy palëve.

14 Janar 2024, 20:54 Nga A.TH
Hamasi paralajmëron vdekjen e shumë pengjeve, fajëson bombardimet
Foto ilustruese

HAMAS-Organizata e Hamasit bëri të ditur sot se ka humbur kontaktet me një pjesë të pengjeve të cilët mund të jenë vrarë nga sulmet ushtarake izraelite.

Fati i shumë të burgosurve izraelitë është bërë i panjohur javët e fundit. Shumë prej tyre ka shumë të ngjarë të jenë vrarë për shkak të granatimeve izraelite. Të tjerët janë në rrezik dhe armiku është përgjegjës për fatin e tyre,” tha zëdhënësi i Brigadave al Qassam, Abu Obeida, i cituar nga Al Jazeera Online.

Deklarata e Hamasit vjen në kuadër të 100 ditëve të luftës me Izraelin. Në Izrael është rritur presioni për lirimin e pengjeve të mbetura në Gazë, ndërsa negociatat nuk po shkojnë asgjëkundi për shkak të kushteve të dy palëve.

Shumë prej tyre ka shumë të ngjarë të jenë vrarë për shkak të granatimeve izraelite. Të tjerët janë në rrezik dhe armiku është përgjegjës për fatin e tyre.

hamasi

Sondazh

Poll