Bota

Të paktën 37 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Kolumbi

Numri i personave që humbën jetën për shkak të rrëshqitjes së një masivi dheu dhe balte shkoi në 37, ndërsa shumë të tjerë u plagosën. Rrëshqitjet e dheut ranë në një rrugë midis qyteteve Quibdó dhe Medellín, e mbushur me makina të cilat po prisnin që të lirohej për shkak së ishte bllokuar nga rënia e gurëve.

14 Janar 2024, 19:06 Nga A.TH
Të paktën 37 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në
Foto ilustrues

KOLUMBI-Rrëshqitjet e dheut ranë në një rrugë midis qyteteve Quibdó dhe Medellín, e mbushur me makina të cilat po prisnin që të lirohej për shkak së ishte bllokuar nga rënia e gurëve.

Numri i personave që humbën jetën për shkak të rrëshqitjes së një masivi dheu dhe balte shkoi në 37, ndërsa shumë të tjerë u plagosën. Rrëshqitjet e dheut ranë në një rrugë midis qyteteve Quibdó dhe Medellín, e mbushur me makina të cilat po prisnin që të lirohej për shkak së ishte bllokuar nga rënia e gurëve.

Njësia Kombëtare e Kolumbisë për Menaxhimin e Rrezikut të Fatkeqësive, Mbrojtja Civile Kolumbiane, Ushtria Kombëtare, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe departamenti i policisë Choco janë mobilizuar për t'iu përgjigjur incidentit. Një dëshmitar tha se gjithëka ndodhi kaq papritur, saqë ishte e pamundur që të reagojë për të shpëtuar.

Fenomenii rreshqitjes së dheut është i njohur në Kolumbi. Në vitin 2017, qindra njerëz u vranë në një zonë të largët jugore të vendit, pasi shirat e rrëmbyeshëm ngritën një përrua balte duke u përhapur në qytetin e Mocoa.

 

kolumbi

Sondazh

Poll