Bota

Shpërthimi me 14 të lënduar në Mitrovicë/ Policia e Kosovës: Bombola e gazit shpërtheu në bodrumin e shtëpisë

Sipas njoftimit, bombola e gazit ka shpërthyer në bodrumin e shtëpisë ku po qëndronin, ndonëse shkaqet e shpërthimit ende nuk dihen.

14 Janar 2024, 10:20 Nga r.ll
Shpërthimi me 14 të lënduar në Mitrovicë/ Policia e
foto ilustruese

KOSOVË- Policia e Kosovës ka dalë me një reagim zyrtar për shpërthimin e djeshëm në Mitrovicën e Veriut, ku u plagosën 15 persona, ku 14 prej tyre po trajtohen në QKUK. 

Sipas njoftimit, bombola e gazit ka shpërthyer në bodrumin e shtëpisë ku po qëndronin, ndonëse shkaqet e shpërthimit ende nuk dihen.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Katërmbëdhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në bodrumin e shtëpisë ku po qëndronin. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Shkaqet e shpërthimit ende nuk dihen. Përveç të lënduarve si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale.

Në vendin e ngjarjes përves njësive të nevojshme policore kanë dalë edhe zjarrfikësit dhe eksperti i zjarrit. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.

shperthim ne mitrovice

Sondazh

Poll