Bota

Forumi Ekonomik në Davos, BE: Lajçak do të zhvillojë takime të ndara me Kurtin dhe Vuçiç

Temë e këtij viti në samitin e Davosit është ‘Rindërtimi i Besimit’, ku pritet të marrin pjesë liderë nga 100 vende të botës dhe organizatat kryesore ndërkombëtare.

14 Janar 2024, 10:00 Nga r.ll
Forumi Ekonomik në Davos, BE: Lajçak do të zhvillojë
miroslav lajcak

BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka konfirmuar se i dërguaru i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, do të zhvillojë takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në margjinat e forumit ekonomik të Davosit, i cili nis të hënën në Zvicër.

Këtë e ka konfirmuar për RTK-në, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili ka theksuar se takimet do të jenë të ndara derisa sipas tij nuk pritet të ndodhë ndonjë takim trepalësh.

“Nuk është planifikuar një takim i përbashkët lidhur me dialogun, si ai i nivelit të lartë apo i ngjashëm”, tha Stano.

Temë e këtij viti në samitin e Davosit është ‘Rindërtimi i Besimit' ku pritet të marrin pjesë liderë nga 100 vende të botës dhe organizatat kryesore ndërkombëtare.

miroslav lajçak dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll