Aktualitet

EMRI/ U martua me të miturën, Gjykata e Fierit lë në burg 34-vjeçarin për abuzim seksual

Ai u arrestua nga policia pasditen e së mërkurës pas denoncimit të prindërve të vajzës.

13 Janar 2024, 12:12 Nga I.A
EMRI/ U martua me të miturën, Gjykata e Fierit lë në burg
Gjykata e Fierit

FIER- Gjykata e Fierit ka lënë në masën e sigursë arrest me burg, 34-vjeçarin që u martua më një vajzë të mitur. Mësohet se Aranit Arapi akuzohet për marrëdhënie seksuale me të mitur. Ai u arrestua nga policia pasditen e së mërkurës pas denoncimit të prindërve të vajzës. Arapi tha para prokurorit se kur është njohur me vajzën mendonte se ajo ishte 17 vjeçe, sepse edhe fizikisht ajo dukej me e rritur se mosha që ka.

“Në fillim nuk e dija moshën pastaj u lidhëm dhe ajo donte të jetonte me mua”, tha 34-vjeçari.

 

EMRI/ U martua me të miturën, Gjykata e Fierit lë në burg
Vendimi i Gjykates

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kryekuq i Divjakës, ndërsa që prej marsit të vitit të shkuar ata bashkëjetonin, madje kanë kryer edhe ceremoninë e dasmës. Prindërit e 14-vjeçares nga Roskoveci nuk kanë qenë dakord për lidhjen dhe martesën e vajzës me 34-vjeçarin. Ata këmbëngulin se kanë negociuar me të bijën për ta rikthyer serish në familjen e saj, por kjo e fundit nuk ka pranuar.

aranit arapi

Sondazh

Poll