Aktualitet

'Shkatërrohet' banda e grabitësve në Spanjë, 2 liderët shqiptarë kapen në tentativë për t’u arratisur

Mediat spanjolle shkruajnë se dy drejtuesit e bandës ishin gati të fluturonin për në Shqipëri nga Barcelona kur u kapën dhe u arrestuan.

12 Janar 2024, 20:15 Nga M.B

'Shkatërrohet' banda e grabitësve në Spanjë, 2

SPANJA- Një bandë grabitësish të dyshuar për të paktën 150 ngjarje të ndodhura në Spanjën veriore është kapur nga policia vendase. Mësohet se lidhur me këte rast janë arrestuar dy drejtuesit kryesorë të kësaj bande të specializuar në grabitjen e shtëpive si dhe 9 persona të tjerë. Mediat spanjolle shkruajnë se dy drejtuesit e bandës ishin gati të fluturonin për në Shqipëri nga Barcelona kur u kapën dhe u arrestuan.

Gjatë muajve të fundit, organizata kriminale që drejtonin këta subjekte kreu më shumë se 150 sulme në shtëpi të ndryshme, në zona të izoluara rurale të Aragón, La Rioja, Castilla y León, Cantabria, Asturias dhe Galicia. Deri më tani, autoritetet kanë sekuestruar gjithsej 600 mijë euro objekte të vjedhura gjatë kontrolleve. Operacionet janë drejtuar dhe kanë origjinën në Barcelonë, vendbanimin e krerëve të kësaj bande kriminale. Përveç dy drejtuesve shqiptarë, janë ndaluar edhe persona me kombësi spanjolle, dominikane dhe pakistaneze.

spanja grabitje ne napoli shqiptare

Sondazh

Poll