Bota

Të izoluar që nga viti 2020, Koreja e Veriut gati për të pritur turistët e parë

Nga vizitat turistike kineze Koreja e Veriut fitoi 175 milionë dollarë, para perhapjes së pandemisë. Kjo raportohet nga Reuters sipas një postimi të autoriteteve provinciale ruse dhe nje guide turistike perëndimore. 

12 Janar 2024, 13:35 Nga E.d
Të izoluar që nga viti 2020, Koreja e Veriut gati për të
Kim Jong Un

KOREJA E VERIUT- Një grup turistësh nga Rusia do të jenë të parët që do të lejohet të hyjnë në Korenë e Veriut qe nga fillimi i mbylljes së së kufijve anti-pandemik. Nga kontrollet e rrëpta kufitare që vendosi Koreja e Veriut gjatë përhapjes së COVID-19 nuk janë hapur plotësisht për të huajt.

Më 9 shkurt do të nisë udhëtimi katër ditor ku do të përfshijë ndalesa në Phenian. Nga vizitat turistike kineze Koreja e Veriut fitoi 175 milionë dollarë, para perhapjes së pandemisë. Kjo raportohet nga Reuters sipas një postimi të autoriteteve provinciale ruse dhe nje guide turistike perëndimore. 

Udhëtimi, i reklamuar nga një agjenci me bazë ne Vladivostok, u organizua kur guvernatori i rajonit lindor të largët të Rusisë. Llideri i Koresë së veriut Kim jong Un dhe presidenti rus Vladimir Putin u takuan shtatorin e kaluar në Rusinë lindore për bashkëpunimin ne frontin ekonomik, politik dhe ushtarak, duke përfshirë sanksionet.

koreja e veriut vladimir putin

Sondazh

Poll