Aktualitet

Aksident në Fushë-Krujë/ Makina përplasë babain me 4-vjeçarin, i mituri humb jetën 

Policia bën të ditur se një automjet tip “Benz” ka përplasur shtetasin V.B., dhe djalin e tij të mitur. Fëmija ka ndërruar jetë më pas në spital.

6 Janar 2024, 20:05 Nga h.k
Aksident në Fushë-Krujë/ Makina përplasë babain me
Foto ilustruese

KRUJË-Mbrëmjen e sotme një aksident tragjik ka ndodhur në zonë e Tapizës, ku ka mbetur viktimë një 4-vjeçar.

Policia bën të ditur se një automjet tip “Benz” ka përplasur shtetasin V.B., dhe djalin e tij të mitur. Fëmija ka ndërruar jetë më pas në spital.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 06.01.2024, në rrugën Fushë Krujë-Tiranë, në fshatin Tapizë, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. B., ka aksidentuar shtetasin V. B., dhe fëmijën e tij të mitur 4 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti, 4-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne fushe kruje

Sondazh

Poll