Art&Argëtim

Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare, aktori David Soul i “Starsky & Hutch”

Gruaja e tij, Helen Snell tha se ai vdiq pas një beteje të guximshme për jetën, në praninë e familjes.

5 Janar 2024, 21:19 Nga A.TH
Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare, aktori David Soul i
david soul


SHBA- Ylli i serialit të njohur të viteve 1970 “Starsky & Hutch’’, Davis Soul u nda nga jeta në moshën 80-vjeçare. Gruaja e tij, Helen Snell tha se ai vdiq pas një beteje të guximshme për jetën, në praninë e familjes.

“Buzëqeshja, e qeshura dhe pasioni i tij për jetën do të mbahen mend nga shumë njerëz, jetët e të cilëve ai ka prekur”, u shpreh bashkëshortja e David Soul.

Aktori i lindur në SHBA ishte më i njohur për rolin e tij si detektivi Kenneth "Hutch" në serialin klasik për zgjidhjen e krimit Starsky & Hutch. Ai luajti përballë Paul Michael Glaser në serialin, i cili u shfaq nga 1975 deri në 1979. Ai dhe Glaser ripërsëritën rolet e tyre në xhirimin e 2004 Starsky & Hutch, me Ben Stiller si Starsky dhe Owen Wilson si Hutch. Stiller i bëri homazhe Soul duke ripostuar një klip nga seria origjinale televizive në X shoqëruar me një mesazh ngushëllues.

Soul ishte gjithashtu i njohur për rolet e tij në “Here Come The Brides”, “ Magnum Force”, “The Yellow Rose” dhe “Salem's Lot””. Ai gjithashtu u shfaq në disa programe televizive britanike duke përfshirë “Holby City”, “Little Britain” dhe “Lewis”. Në vitin 2004 ai mori nënshtetësinë britanike, shkruajnë mediat e huaja.

Aktori dhe këngëtari, i cili ishte martuar pesë herë, u arrestua në vitet 1980 për sulmin ndaj gruas së tij të atëhershme, Patti Carnel Sherman, e cila në atë kohë ishte shtatë muajshe shtatzënë. Ishte vepra e tij e parë dhe akuzat kundër tij u hoqën pasi ai ndoqi një program të posaçëm. Soul më vonë foli për keqardhjen e tij dhe vizitoi burgjet për të folur me të burgosurit për dhunën në familje.

Para se të hynte në fushën e aktrimit ai u mor me muzikë. Soul ishte martuar pesë herë, duke përfshirë aktoret Sherman, Mirriam Solberg, Karen Carlson dhe Julia Nickson, dhe kishte gjashtë fëmijë.

david soul

Sondazh

Poll