Art&Argëtim

Britney Spears: Nuk do të kthehem kurrë në industrinë e muzikës

Spears shtoi se ajo shkruante muzikë vetëm për argëtim dhe gjithashtu zbuloi se kishte shkruar më shumë se 20 këngë për njerëz të tjerë gjatë dy viteve të fundit.

4 Janar 2024, 22:31 Nga A.TH
Britney Spears: Nuk do të kthehem kurrë në industrinë e
britney spears

SHBA- Ylli i popit, Britney Spears heq dorë nga industria e muzikës. Ajo iu përgjigj disa pretendimeve se po planifikonte një rikthim në studiot muzikore për të përgatitur albumin e dhjetë të saj.

"Vetëm që të jemi të qartë se shumica e lajmeve janë mbeturina. Unë nuk do të kthehem kurrë në industrinë e muzikës”, u shpreh këngëtarja. Por Spears shtoi se ajo shkruante muzikë vetëm për argëtim dhe gjithashtu zbuloi se kishte shkruar më shumë se 20 këngë për njerëz të tjerë gjatë dy viteve të fundit, shkruajnë mediat e huaja.

"Unë jam një shkrimtare fantazmë dhe sinqerisht më pëlqen kështu” ka shkruar këngëtarja e njohur. Postimi në intagram u shoqërua me pikturën e Rilindjes së Guido Renit.

Në gusht 2022, Spears publikoi muzikën e saj të parë të re që kur u lirua nga një konservator që kontrollonte pothuajse çdo aspekt të jetës së saj.

Hold Me Closer, një duet me Sir Elton John shënoi rikthimin e Spears në muzikë pas një pauze gjashtëvjeçare. Fansat kanë kërkuar që ajo t'i kthehet muzikës dhe megjithëse ajo ka lënë të kuptohet më parë se është e kujdesshme për t'u rikthyer në industry dhe kjo është hera e parë që ajo e përjashton pa mëdyshje këtë.

britney spears

Sondazh

Poll