Ministri i Jashtëm kinez: Bashkëpunimi Kinë-SHBA nuk është opsion por urgjencë
foto ilustruese KINË- Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, tha të premten se detyra më urgjente në marrëdhëniet mes...
Pistorius do të jetojë në kushte të rrepta lirimi deri në fund të dënimit të tij në dhjetor 2029.
SHBA-Atleti i lojërave paraolimpike, Oscar Pistorius, është liruar me kusht pasi mbajti gati nëntë vjet burg për vrasjen e të dashurës së tij dhe tani ndodhet në shtëpi, tha të premten Departamenti Korrektues i Afrikës së Jugut.
Njoftimi u bë më 5 janar, duke treguar se vrapuesi paraolimpik me famë botërore ishte liruar nga Qendra Korrektuese në Pretoria, kryeqytetin e Afrikës së Jugut. Departamenti nuk dha më shumë detaje për lirimin e tij.
Pistorius mbajti gati nëntë vjet, nga dënimi prej trembëdhjetë vjet e pesë muaj, për vrasjen e të dashurës Reeva Steenkamp, më 2013. Ai u lirua me kusht në nëntor.
Shkelësit e rëndë në Afrikën e Jugut kanë të drejtë të lirohen me kusht pasi kanë vuajtur të paktën gjysmën e dënimit.
Pistorius do të jetojë në kushte të rrepta lirimi deri në fund të dënimit të tij në dhjetor 2029.
Departamenti Korrektues deklaroi se lirimi i kampionit të shumëfishtë paralimpik - si çdo shkelës tjetër i liruar me kusht - nuk do të thotë se ai e ka vuajtur dënimin.
Disa nga kërkesat për lirimin me kusht të Pistorius përfshijnë kufizime se kur lejohet të largohet nga shtëpia e tij, ndalim i alkoolit dhe urdhra për pjesëmarrje në programe për menaxhimin e zemërimit dhe dhunën ndaj grave.
Pistorius do të duhet kontrollohet në shtëpinë e tij nga oficerët që e liruan, dhe do të paraqitet në zyrat e shërbimeve korrektuese si dhe do t'i nënshtrohet vizitave të paparalajmëruara nga autoritetet. Ai nuk lejohet të largohet nga Qarku Waterclough pa leje dhe i ndalohet të flasë në media deri në fund të dënimit.
Ai mund të kthehet në burg nëse shkel ndonjë nga kushtet e lirimit.
Pistorius e kishte vrarë të dashurën e tij në ditën e Shën Valentinit, ndërsa gjatë fjalës së tij në gjykatë ai kishte thënë se e kishte vrarë nga pakujdesia duke menduar se është një hajdut.
Prokurorët thanë se ai vrau qëllimisht të dashurën e tij.
Familja e Riva Steenkamp nuk e kundërshtoi kërkesën e tij për lirim me kusht në nëntor, megjithëse nëna e saj, June Steenkamp, tha se ajo nuk besonte se Pistorius ishte rehabilituar plotësisht dhe se ende ishte duke gënjyer për vrasjen.
Përpara vrasjes, Pistorius ishte model frymëzues, duke u bërë atlet i suksesshëm pavarësisht se kishte të dyja këmbët të amputuara si shkak i një problemi nga lindja./REL
foto ilustruese KINË- Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, tha të premten se detyra më urgjente në marrëdhëniet mes...
Viola von Cramon Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar lidhur me vendimet e Qeverisë së Ko...
ISIS IRAN- ISIS ka marrë përgjegjësinë për dy shpërthimet që ndodhën pranë vendit ku është varrosur ...
Gjykata Supreme Nga Krzysztof Mularczyk “Brussels Signal” Përpjekjet për të hequr emrin e Donald Trump nga fleta e votimit p&eu...
Haki Abazi KOSOVË- Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka reaguar sot pas njohjes së targave RKS nga Serbia, duke t...
BezalelSmotrich GAZA- Ndarjet kanë vazhduar të thellohen mes ministrave izraelitë rreth planit për Gazën e shkatërruar nga lu...
Foto ilustruese KOREJA E VERIUT- Koreja e Veriut ka hedhur të premten më shumë se 200 predha artilerie pranë kufirit të tens...
Foto ilustruese PALESTINË- Që pas nisjes së sulmeve në Gaza OKB-ja ka dërguar ndihma jetike ndërsa së fundmi ësht&e...
Joe Biden SHBA- Joe Biden do të nisë fushatën e tij presidenciale 2024 me një fjalim sot që do të fokusohet në rrezikun ...
Mohammed Shia al-Sudani IRAK- Qeveria e Irakut është duke formuar një komitet për t'u përgatitur për mbylljen e misionit t&eu...