Sport

“Nuk do të kthehem pas Kupës së Afrikës!”

Futbollisti maroken Hakim Ziyech është takuar me menaxherin Erden Timur dhe i ka përcjellë drejtpërdrejt dëshirën e tij për t'u larguar.

5 Janar 2024, 17:21 Nga DOSJA
“Nuk do të kthehem pas Kupës së Afrikës!”

TURQI - Qarkullon lajmi se Hakim Ziyech do të largohet nga skuadra e Galatasarayt.  Sipas gazetës “Takvim”, futbollisti maroken është takuar me menaxherin Erden Timur dhe i ka përcjellë drejtpërdrejt dëshirën e tij për t'u larguar. 

Sipas mediave turke, sulmuesi maroken Ziyech është shprehur: “Nuk mendoj të kthehem te Galatasaray pas Kupës së Afrikës. Unë do të vazhdoj karrierën time në një ekip tjetër".

Thuhet se drejtuesit e verdhekuqve e Stambollit, të cilët ndërtuan një skuadër të fortë dhe të kushtueshme për Champions League, por nuk mundën të dilnin nga grupet, donin të paktën të hiqnin qafe barrën e pagave, duke filluar me Hakim Ziyech.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 5 Janar 2024, 14:30

Vjen një lajm i mirë për Chelsean…

ANGLI - Chelsea bëhet skuadra e tetëmbëdhjetë e Premier League që ka partneritet zyrtar me një kompani kriptomonedhash, duke shk...