Sport

Klopp për Mo Salah: “Shpresoj që Egjipti të eliminohet që në grupet e Kupës së Afrikës”

Jurgen Klopp nuk dëshiron që Egjipti i Mohamed Salah të shkojë larg, pasi ai tha se shpreson të eliminohet në fillim të Kupës së Afrikës për të pasur sërish në dispozicion yllin e Liverpool-it.

5 Janar 2024, 16:31 Nga DOSJA

Klopp për Mo Salah: “Shpresoj që Egjipti të eliminohet

ANGLI - Kupa e Kombeve të Afrikës ka qenë një dhimbje koke e vazhdueshme për Liverpool-in  dhe Jurgen Klopp në vitet e fundit, me disa nga lojtarët më cilësorë të listës që largohen nga mesi i sezonit për të marrë pjesë në kompeticion.

Sadio Mane tani është larguar nga Merseyside, por “problemi” me Mohamed Salah mbetet! Ylli 31-vjeçar normalisht do të jetë i pranishëm në atë turne i veshur me fanelën e Egjiptit, ndërsa Klopp  megjithatë nuk i dëshiron më të mirën futbollistit të tij.

Me një ton humoristik në fjalën e tij, Klopp ka uruar që Egjipti të eliminohet nga faza e grupeve për të rikuperuar sa më shpejt Mohamed Salah, teksa shpreson për rastin e Wataru Edos, i cili do të marrë pjesë në Kupën e Azisë me Japoninë.

“Unë thashë nëse do t'u uroja fat do të ishte një gënjeshtër. Shpresoj që të eliminohen që në grupe, por nuk ka shumë gjasa. Ju uroj fat dhe uroj të kthehen të shëndetshëm. Jam mjaft optimist se do të gjejmë një mënyrë për ta mbushur boshllëkun e tyre, por duhet ta dëshmojmë”,- theksoi ai.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll

Sport 5 Janar 2024, 14:30

Vjen një lajm i mirë për Chelsean…

ANGLI - Chelsea bëhet skuadra e tetëmbëdhjetë e Premier League që ka partneritet zyrtar me një kompani kriptomonedhash, duke shk...