Bota

Serbia miraton “lëvizjen e lirë” për automjetet me targa të Kosovës

Petkoviç ka thënë se kanë marrë parasysh faktin që shumica e serbëve në Kosovë kanë filluar të përdorin automjete me targa RKS dhe ka theksuar se vendimi në fjalë do të fillojë të zbatohet nga 1 janari 2024 dhe do të jetë i vlefshëm për të gjithë kufijtë dhe vendkalimet administrative.

2 Janar 2024, 16:12 Nga h.k
Serbia miraton “lëvizjen e lirë” për automjetet me
Foto ilustruese

BEOGRAD-Qeveria e Serbisë ka miratuar lëvizjen e lirë të automjeteve me targa të Kosovës në vend.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, në një deklaratë për mediat vendase ka bërë të ditur se qeveria e Serbisë ka marrë vendim që të lejojë qarkullimin e lirë të automjeteve me targa të Republikës së Kosovës (RKS) në vend.

Vendimi do të sigurojë të drejtat dhe lirinë e lëvizjes së popullit tonë në Kosovë”, tha Petkoviç, duke shtuar se nuk i kanë kaluar "vijat e kuqe" për sa i përket mbrojtjes së integritetit dhe sovranitetit kombëtar.

"Nuk mund të interpretohet si njohje e pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme"

Ndërkaq, në një deklaratë me shkrim të Qeverisë së Serbisë, theksohet:

Lejimi i të gjitha automjeteve me targa të Kosovës për të marrë pjesë në trafikun rrugor bëhet vetëm për arsye praktike, me qëllim që të lehtësohet situata e individëve dhe të sigurohet liria e tyre e lëvizjes. Nuk mund të interpretohet si 'njohje e pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme', nuk dëmton përcaktimin e statusit përfundimtar dhe nuk mund të interpretohet si pëlqim për devijimin e Beogradit nga të drejtat e garantuara me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara".

levizja e lire serbi-kosove

Sondazh

Poll