Bota

VIDEO/ Përplasen dy avion në Japoni, shpërthejnë në flakë, evakuohen pasagjerët në kohë

Avioni i vogël po operonte në zonat e prekura nga tërmeti.

2 Janar 2024, 11:29 Nga I.A
VIDEO/ Përplasen dy avion në Japoni, shpërthejnë
Japoni

JAPONI- Një avion i Japan Airlines u përfshi në flakë teksa u ul në pistën e aeroportit Haneda të Tokios. Mediat raportojnë se shkak mund të ketë qenë përplasja me një avion japonez të rojës bregdetare. Avioni i vogël po operonte në zonat e prekura nga tërmeti.

Japan Airlines thotë se 379 pasagjerët dhe ekuipazhi në bord janë evakuuar. Ndërkohë raportohet se 5 pasagjerë të tjerë ende nuk janë gjetur. Aktualisht zjarrfikësit po luftojnë për të shuar çdo flakë të fundit. Imazhet tregojnë flakët që dalin nga dritaret e avionit dhe poshtë saj.

perplasen dy avion ne japoni

Sondazh

Poll