Bota

Ditëlindja në Hagë/ E bija e Krasniqit prek me postimin e saj: Dua të kthehesh në shtëpi

Vajza e tij, Gresa, e ka bërë një postim në Facebook ku uron babain e saj për ditëlindje. Ajo ka shkruar se dëshira për vitin 2024 është kthimi i Jakup Krasniqit në shtëpi.

1 Janar 2024, 16:32 Nga h.k
Ditëlindja në Hagë/ E bija e Krasniqit prek me postimin e saj:
Jakup Krasniqi

KOSOVA-Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, që tashmë ndodhet në Hagë, Jakup Krasniqi, sot feston ditëlindjen.

Vajza e tij, Gresa, e ka bërë një postim në Facebook ku uron babain e saj për ditëlindje. Ajo ka shkruar se dëshira për vitin 2024 është kthimi i Jakup Krasniqit në shtëpi.

POSTIMI 

"Babi
Në çdo 31 dhjetor, pak para mesnates kur të gjithë ndiznin fishekzjarret, ne ndiznim qirinjët për torten e ditëlinjës tënde. Tradita vazhdon edhe sot, festojmë gjithmonë lindjen e një njeriu të jashtzakonshëm. Po hym në vitin 2024 me një dëshirë të vetme; kthimin tënd në shtëpi dhe me një urim të thjesht; jetofsh sa malet e Shqipnisë. Urime ditëlindjen Babi! Me dashuri e mall pa fund: Sevdija, Gresa, Qendresa, Altini dhe Çlirimtarja."

jakup krasniqi

Sondazh

Poll