Bota

Nisën për në Vjenë 50 qytetarë që fituan udhëtimin nga Qeveria, Kurti: Sot u hoq një padrejtësi

Kurti tha se sot do të udhëtojnë për në Vjenë 50 qytetarë, të cilët e kanë fituar këtë mundësi në kuadër të fushatës së Qeverisë.

1 Janar 2024, 11:21 Nga I.A
Nisën për në Vjenë 50 qytetarë që fituan
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i vendit, Albin Kurti nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka uruar sërish qytetarët e Kosovës për heqjen e vizave. Kurti tha se sot do të udhëtojnë për në Vjenë 50 qytetarë, të cilët e kanë fituar këtë mundësi në kuadër të fushatës së Qeverisë.

“Kemi pritur shumë gjatë, nga sot po hiqet një padrejtësi. Qytetarët tanë tashmë do të mund të lëvizin në 32 vende. Sot do të udhëtojnë për në Vjenë 50 qytetarë të cilët kanë fituar këtë mundësi në kuadër të fushatës tonë. Të respektojnë kriteret, dhe kudo që të udhëtojmë mos të harrojmë se shtëpia jonë është Kosova. Urime viti i ri dhe për herë të fundit urime liberalizimi i vizave”, tha Kurti.

albin kurti

Sondazh

Poll

Bota 31 Dhjetor 2023, 21:47 I.A

Mali i Zi gjatë vitit 2023

MALI I ZI- Gjatë vitit 2023 Malin e Zi e përshkoi kriza institucionale, mungesa e progresit në reformën e drejtësisë, ngadal&eum...