Art&Argëtim

Dua Lipa e uron Vitin e Ri nga India: Ndihem me shumë me fat

Ajo ishte shumë e përfolur për muzikën e hitet që realizoi, ndonëse ka qenë pjesëmarrëse edhe në filma.

1 Janar 2024, 16:03 Nga h.k
Dua Lipa e uron Vitin e Ri nga India: Ndihem me shumë me fat
Dua Lipa

INDI-Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka qenë një nga artistet më aktive dhe më të angazhuara gjatë vitit 2023.

Ajo ishte shumë e përfolur për muzikën e hitet që realizoi, ndonëse ka qenë pjesëmarrëse edhe në filma.

Ylli me origjinë nga Kosova ka reflektuar mbi vitin që lamë pas, duke përfshirë udhëtimin e fundit në Indi.

Ndihem shumë me fat që e mbyll vitin tim këtu në Indi. Faleminderit të gjithë njerëzve të mrekullueshëm që na kanë dhënë kaq shumë dashuri, mirësi, mikpritje dhe bujari”, u shpreh ajo.

 

dua lipa

Sondazh

Poll