Bota

Pritjes i erdhi fundi/ Nga sot Kosova udhëton pa viza në Bashkimin Evropian

Shqiptarët e Kosovës nuk do të presin më para zyrave të ambasadave të huaja për një vizë, e as nuk do të shpenzojnë për termine e pagesë vizash.

1 Janar 2024, 09:13 Nga I.A
Pritjes i erdhi fundi/ Nga sot Kosova udhëton pa viza në Bashkimin
Pasaporta e Kosoves

KOSOVË- Pritjeve të gjata për Kosovën u erdhi fundi. Nga sot qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza nëpër vendet e Bashkimit Evropian. Shqiptarët e Kosovës nuk do të presin më para zyrave të ambasadave të huaja për një vizë, e as nuk do të shpenzojnë për termine e pagesë vizash.

Sot Qeveria e Republikës së Kosovës në kuadër të fushatës informuese, organizon udhëtimin e parë pa viza për fituesit me fat nga kuizi i BE-së. Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, do të qëndrojnë në Aeroportin “Adem Jashari” për t’i uruar dhe përshëndetur qytetarët e parë që do të udhëtojnë pa viza.

Komisioni Evropian ka vlerësuar që nga korriku i vitit 2018, se Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave. Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën u botua të martën e 25 prillit në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian. Me këtë veprim u përmbyll edhe formalisht i gjithë procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Vendimi pritej të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024, për të gjithë qytetarët e Kosovës që posedojnë pasaporta biometrike të lëshuara nga shteti i Kosovës.

kosova udheton pa viza

Sondazh

Poll

Bota 31 Dhjetor 2023, 21:47 I.A

Mali i Zi gjatë vitit 2023

MALI I ZI- Gjatë vitit 2023 Malin e Zi e përshkoi kriza institucionale, mungesa e progresit në reformën e drejtësisë, ngadal&eum...