Ekonomi

Rrjeti 5G, Huawei reagon për herë të parë: Nuk kemi bërë asnjë testim në Shqipëri, nuk kemi kontratë për këtë gjë

6 Nëntor 2019, 13:39 Nga DOSJA
Rrjeti 5G, Huawei reagon për herë të parë: Nuk kemi

TIRANË- Kompania kineze e teknologjisë Huawei ka reaguar sot në lidhje me akzuat që janë ngritur ndaj tyre për rrjetin 5G në Shqipëri. Në një deklaratë për mediat, e cila është shpërndarë nga zyra e përfaqësisë së tyre në Shqipëri, shkruhet se ata nuk kanë asnjë projekt në Shqipëri, dhe aq më pak rrejtin 5G.

Midis 60 kontratave 5G të Huawei, 31 prej tyre janë nga Evropa. Por ne nuk kemi bërë asnjë pilotim apo testim 5G në Shqipëri deri tani, dhe gjithashtu nuk kemi ndonjë kontratë ose angazhim për të zhvilluar 5G në Shqipëri”, shkruhet më tej në deklaratë.

DEKLARATA E PLOTË

Huawei është shumë i vetëdijshëm për rëndësinë e sigurisë në internet, dhe ne ndajmë shqetësimet për këtë siguri në Shqipërisë. Pasi klientët e Huawei blejnë pajisjet, ata kontrollojnë të gjitha aspektet e hyrjes në rrjet, përfshirë sigurinë e sistemeve të tij dhe të dhënat e përdoruesit. Huawei është një kompani private në pronësi të plotë të punonjësve të saj. Kemi një strukturë të përcaktuar qartë të pronësisë dhe qeverisjes. Asnjë agjenci qeveritare ose ndonjë organizatë e jashtme nuk ka ndonjë aksion në Huawei ose kontrollon Huawei në çfarëdo mënyre.

Gjatë tre dekadave të fundit, Huawei u ka shërbyer tre miliardë njerëzve në të gjithë botën pa ndonjë incident të madh dhe nuk ka prova se nuk mund të na besohet për të siguruar produkte të sigurta telekomunikacioni. Asnjë shitës tjetër nuk mund të pretendojë këtë nivel suksesi në sigurinë në internet dhe kjo është arsyeja pse Huawei është besuar nga kompanitë kryesore Europiane. Midis 60 kontratave 5G të Huawei, 31 prej tyre janë nga Evropa. Por ne nuk kemi bërë asnjë pilotim apo testim 5G në Shqipëri deri tani, dhe gjithashtu nuk kemi ndonjë kontratë ose angazhim për të zhvilluar 5G në Shqipëri.

Trendi më i ri është rrjeti 5G që do të sjellë shumë risi në përdorimin fleksibël të internetit. Në Shqipëri rrjeti 5G është promovuar nga Qeveria dhe Edi Rama. Ky i fundit në prezantimin e bërë pak ditë më parë ka thënë se “teknologjia 5G është mundësi e jashtëzakonshme për të piketuar transformime epokale në ekonomi, financa, energji, transport, bujqësi, shëndetësi, arsim e në shërbimet ndaj qytetarëve në tërësi”. Por Taulant Balla në një reagim tha se duhet parë më kujdes implemtimi i 5G-së. Ndërkohe dhe nga SHBA ka pasur deklarata të cilat thonë se duhet parë me kujdes, por e mbështesin. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi akuzat per kompanine kinize huawei rrjeti 5g akuzat per kompanine kinize huawei rrjeti 5g

Sondazh

Poll

Ekonomi 3 Nëntor 2019, 14:52

TIRANË- Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit rrezikon mbylljen e plotë të stacioneve të sizmiologjisë. Në një intervistë për Tv Klan, Dr...