Ekonomi

3 Nëntor 2019, 14:52 Nga DOSJA

TIRANË- Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit rrezikon mbylljen e plotë të stacioneve të sizmiologjisë. Në një intervistë për Tv Klan, Drejtori i Departamentit të Sizmologjisë, Rexhep Koçi tha se disa stacione në vend duhen ndërruar me teknologji të re, pasi prej vitit 2006 aty nuk është vënë dorë.

“Ne kemi disa ditë që rrjeti i sizmiologjisë shqiptar punon me një numër të kufizuar stacionesh për arsye sepse kërkon një ndërrim të teknologjisë të cilën ne nuk po e arrijmë dot për arsye të mos sigurimit të mjeteve të nevojshme për ta definuar këtë punë. Në qoftë se ne nuk do marrim masa të shpejta, brenda disa ditësh ne mund të dalim jashtë pune komplet”.

Nëse stacionet e sizmiologjisë mbyllen, instituti i vetëm që merret me tërmetet nuk do të ketë asnjë informacion për epiqendrën e tij, shkallën Rihtër dhe pasgoditjet. Profesori i sizmiologjisë thotë se këtë shqetësim ia ka  ngritur instancave përkatëse dhe Drejtorisë së Emergjencave në vend.

I pyetur nga Tv Klan, drejtoria e Emergjencave thotë se IGJEUM është institucion në varësi të Universitetit Politeknik të Tiranës, jo në varësi të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Ndër të tjera buxhetimet janë të programuara mbi bazën e institucioneve.

(Marrë nga Tv Klan)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale rejtori i departamentit të sizmologjisë rexhep koci stacionet e sizmiologjise termet ne shqiperi rejtori i departamentit të sizmologjisë rexhep koci stacionet e sizmiologjise termet ne shqiperi

Sondazh

Poll