Bota

Rrethohet katedralja në Këln të Gjermanisë, tre të arrestuar nën dyshimet për terrorizëm

Tre persona, të dyshuar për terrorizëm janë arrestuar, raportojnë mediat gjermane. Dyshohet se ata kishin lidhje me sulmet e planifikuara gjatë ndërrimit të viteve.

31 Dhjetor 2023, 18:00 Nga a.l
Rrethohet katedralja në Këln të Gjermanisë, tre të
Gjermani

GJERMANI- Oficerët e policisë të armatosur rëndë kanë rrethuar Katedralen e Këlnit, ku kardinali Rainer Maria Woelki do të udhëheqë meshën në natën e ndërrimit të viteve.

Tre persona, të dyshuar për terrorizëm janë arrestuar, raportojnë mediat gjermane. Dyshohet se ata kishin lidhje me sulmet e planifikuara gjatë ndërrimit të viteve.

Më herët, në prag të Krishtlindjeve, u vunë në pranga me të njëjtat dyshime pesë persona. Sipas informacioneve të policisë, grupi thuhet se kishte planifikuar një sulm me makinë. Për këtë arsye, parkimi nëntokësor i katedrales është nën kontroll dhe hyrjet e daljet janë nën vëzhgimin e punonjësve të policisë.

Policia e Këlnit tashmë ka rritur ndjeshëm masat e sigurisë rreth Katedrales së Këlnit.

alarm ne gjermani

Sondazh

Poll