Bota

“Opozita serbe mbështetet nga lobistë shqiptarë”, Vuçiç: Pres presion të madh ndaj Serbisë për Kosovën muajt e ardhshëm

Ai ka theksuar se interesi i Serbisë është “Ballkani i Hapur”. 

31 Dhjetor 2023, 15:27 Nga a.l
“Opozita serbe mbështetet nga lobistë shqiptarë”,
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, thotë se pret që presioni më i madh për çështjen e Kosovës t’i bëhet Serbisë në janar dhe shkurt. Në një intervistë për “TV Prva”, Vuçiç u shpreh se ajo është periudha kur fushata e zgjedhjeve parlamentare në BE është në kulm.

“Ashtu mendojnë se do të fitojnë ndonjë votë shqiptare apo ku ta di se çfarë, pasi ata janë të gjithë njerëz që nuk mbështesin vetëm Kosovën e pavarur, por janë lobistë të dalluar shqiptarë. Vetëm këtë duhet ta dinë njerëzit në Serbi. Ata që janë në anën e një liste, ‘Serbia kundër dhunës’ e kritikojnë qeverinë në Beograd, 95 për qind e tyre janë lobistë të shquar shqiptarë”, tha Vuçiç, duke përmendur edhe raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Vuçiç shtoi ndër të tjera se përgjigja e tij për zyrtarët evropianë mbetet e njëjtë dhe s’mund të interepretohet në mënyrë tjetër. Ai ka theksuar se interesi i Serbisë është “Ballkani i Hapur”. 

aleksander vucic

Sondazh

Poll