Aktualitet

Ekzekutoi Ardian Nikulajn në mes të lokalit në Shëngjin, portugezi Ruben Saraiva mbërrin në Shqipëri

Ruben Saraiva ka qëndruar që prej majit i burgosur në Marok, ndërsa raportohet se gjatë ekstradimit është shoqëruar nga një skuadër e policisë shqiptare.

31 Dhjetor 2023, 10:39 Nga r.ll
Ekzekutoi Ardian Nikulajn në mes të lokalit në Shëngjin,
ruben saraiva

TIRANË- Autori i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në lokalin e tij në Shëngjin ka mbërritur sot në Shqipëri. Portugezi, Ruben Saraiva ka qëndruar që prej majit i burgosur në Marok, ndërsa raportohet se gjatë ekstradimit është shoqëruar nga një skuadër e policisë shqiptare.

Mbërritja e tij në vendin tonë pritet të ndihmojë hetimet pasi do të hedhë dritë mbi mekanizmat që ka përdorur ky grup kriminal me 3 kombësi për vrasjen e biznesmenit. Porositës dyshohet se është Edmond Haxhia, i cili kërkonte vrasjen e Nikulajt për hakmarrje.

SI NDODHI VRASJA?

Ardian Nikulaj u vra më 19 prill brenda lokalit të tij në Shëngjin. Porositës dhe organizator është Edmond Haxhia i cili ka rënë në pranga, së bashku me tre britanikë Thomas Mithan, Steve Hunt dhe Harriet Bridgeman. Të katër këta janë prangosur, pasi autoritetet britanike kanë pranuar si të ligjshme kërkesën e bërë nga Policia e Shtetit. Për këtë ngjarje mbetet në kërkim Harry Simpson, i akuzuar gjithashtu si bashkëpunëtor.

Ruben Saravia iku nga Shqipëria përmes Doganës së Kapshticës, bashkë me britanikun Harry Simson, në drejtim të Greqisë. Nuk dihet se çfarë rruge ka ndjekur portugezi për të mbërritur deri në Marok. Britanikët dyshohet se kanë qenë informatorë, ata kanë qëndruar pikërisht në resortin në pronësi të biznesmenit Ardian Nikulaj dhe sipas hetuesve, ata kanë vëzhguar për ditë me radhë lëvizjet e tij dhe të stafit, të cilat më pas ia raportonin portugezit Ruben Saraiva./Dosja.al 

ruben saraiva ardian nikulaj

Sondazh

Poll