Aktualitet

Tentoi të fuste drogë në paraburgimin e Vlorës, arrestohet 27-vjeçari

Raportohet se 380 gram hashash dhe një sasi kokainë është zbuluar pas kontrolleve të imtësishme të kryera nga autoritetet.

30 Dhjetor 2023, 21:38 Nga r.ll
Tentoi të fuste drogë në paraburgimin e Vlorës, arrestohet
foto ilustruese

VLORË- Një 27-vjeçar është arrestuar pasi ka tentuar futjen e lëndëve narkotike në paraburgimin e Vlorës.

Raportohet se 380 gram hashash dhe një sasi kokainë është zbuluar pas kontrolleve të imtësishme të kryera nga autoritetet.

Lënda narkotike ishte fshehur tek ushqimet dhe u gjet brenda në patate.  Përkatësisht u zbuluan 380 gram hashash dhe një sasi kokainë. Ndërkohë policia është duke hetuar rastin.

 

vlore

Sondazh

Poll