Art&Argëtim

Arti grek në zi, ndërron jetë në moshën 70-vjeçare këngëtari i njohur Vasilis Karras

Këngëtari po luftonte prej kohësh me një sëmundje të rëndë, ndërsa ditët e fundit ishte i shtruar me koronavirus në repartin e terapisë intensive.

24 Dhjetor 2023, 18:28 Nga r.ll
Arti grek në zi, ndërron jetë në moshën
vasilis karras

GREQI- Është ndarë nga jeta në moshën 70 vjeçare këngëtari i njohur grek Vassilis Karras. Këngëtari po luftonte prej kohësh me një sëmundje të rëndë, ndërsa ditët e fundit ishte i shtruar me koronavirus në repartin e terapisë intensive. Ai dha frymën e fundit në orën 17:00 të së dielës pasdite nga një goditje në tru .

Vasilis Karras ka lindur në Kokkinochori të Kavallës, ndërsa në moshën 10-vjeçare shkoi me familjen në Selanik. Në vitin 1969, në moshën 16-vjeçare, ai bëri paraqitjen e tij të parë muzikore në lokalin e natës “Prosfygas” në Evosmos të Selanikut, shkruan "Protothema".

Njëkohësisht punonte si automekanik, dashuria e tij e dytë e madhe pas këngës. Ai kishte punuar edhe në motorrin e OSE-së në Selanik, fakt që pasqyrohet në këngën e tij “Ego agapi mou, ego”. Karrierën profesionale e filloi në Selanik. 

Karras kishte bashkëpunuar me kompozitorë dhe tekstshkrues, si Dimitris Rakitzis Foivos, George Theofanous, Alekos Chrysovergis dhe Spyros Giatras, Evi Droutsa, Panos Falaras, Christos Dantes, Kyriakos Papadopoulos dhe Ilias Filippou, Michalis Hatzigiannis e shumë të tjerë, Christos Nikolopoulos. 

Ai kishte bërë duete me shumë këngëtarë si Marianthi Kefala, Pyx Lax, Konstantina, Angela Dimitriou, Tolis Voskopoulos, Nikos Zoidakis, Kaiti Garbi, Despina Vandi, Elli Kokkinu, Irini Merkouri, Paola, Pantelis Pantelidis si dhe me George Kakosao. 70-vjeçari ishte gjithashtu kompozitor dhe tekstshkrues dhe kishte shkruar këngë për shumë këngëtarë grekë.

vasilis karras

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 22 Dhjetor 2023, 23:17 I.A

Olta Gixhari në pritje të ëmbël

Olta gixhari TIRANË- Aktorja Olta Gixhari ndodhet në pritje të ëmbël. Burime bëjnë me dije se aktorja dhe partneri i saj...