Politike

Çfarë do ndodhë në Himarë? Vangjel Dule për mediat greke: Qeveria do emëroj kryetarin e ri, do anashkalojnë Belerin

Dule ka deklaruar se Goro i ka dorëzuar të premten, 22 dhjetor, dorëheqjen e tij nga drejtimi i bashkisë, prefektit të qarkut të Vlorës.

23 Dhjetor 2023, 22:36 Nga I.A
Çfarë do ndodhë në Himarë? Vangjel Dule për
Vangjel Dule

TIRANË- Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ka deklaruar se Gjergji Goro ka dhënë dorëheqjen nga Bashkia Himarë. Në një intervistë për median greke “SKAI”, Dule ka deklaruar se Goro i ka dorëzuar të premten, 22 dhjetor, dorëheqjen e tij nga drejtimi i bashkisë, prefektit të qarkut të Vlorës. Sipas Dules në orët në vijim qeveria do të vijojë me emërimin e kryetarit të ri të bashkisë në Himarë, duke anashkaluar Fredi Belerin, i cili i fitoi zgjedhjet, por ndodhet në burg nën akuzë për blerje votash.

“Sajtet e lajmeve në Shqipëri prej dy-tre orësh flasin për dorëheqjen e kryebashkiakut të dështuar në zgjedhjet e 14 majit, zoti Goros, i cili ka dorëzuar mbrëmë dorëheqjen në prefektin e qarkut. Po i hapet rruga zbatimit të planit të Ramës, që nuk është gjë tjetër veçse emërimi i një kryetari të ri bashkie, një zgjidhje që nuk legalizohet as nga Kushtetuta e Shqipërisë”, është shprehur Dule.

Himara pas dorëheqjes së Goros do të drejtohet ose nga një prej dy nënkryetarëve nga prefekti i qarkut ose nga një administrator i caktuar përkohësisht prej qeverisë. Pasi të ketë një vendim të formës së prerë nga gjykata do të vendoset edhe për fatin e Fredi Belerit, nëse do të betohet ose jo si kryebashkiak i Himarës apo do të shkohet në zgjedhje të reja.

vangjel dule fredi beleri

Sondazh

Poll