Sport

Federata Franceze e Futbollit: "Vendimi për Superligën është shqetësues, por ne mbështesim UEFA-n"...

FFF mbështet UEFA-n dhe bën thirrje për konsultime të gjera për të ruajtur, në vendimet e ardhshme, ekuilibrin dhe vlerat e një modeli sportiv me të cilin jemi të lidhur.

22 Dhjetor 2023, 08:30 Nga DOSJA

Federata Franceze e Futbollit: "Vendimi për Superligën

FRANCE - Vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në favor të projektit të Superligës ka ngjallur një valë reagimesh në botën e futbollit. Disa klube kanë thënë se janë të gatshme të jenë pjesë e projektit të nisur nga Real Madrid dhe Barcelona, ​​ndonëse shumica e ekipeve dhe federatave kanë thënë se janë kundër këtij kompeticioni të ri.

Ky është njoftimi për shtyp i Federatës Franceze të Futbollit: “Federata Franceze e Futbollit merr parasysh vendimin e marrë sot nga Komisioni Evropian i Drejtësisë (CJEU). Me këtë rast, presidenti i saj Philippe Diallo dëshiron të riafirmojë pozicionin e FFF dhe të futbollit francez në tërësi, të lidhur thellësisht me një model evropian të garave të hapura:

Parimet e meritës sportive, të solidaritetit midis futbollit profesionist dhe futbollit amator, rregullorja, mbrojtja e shëndetit të lojtarëve dhe përzgjedhja kombëtare janë pjesë e vlerave themelore që ne mbartim dhe mbrojmë për të mirën e të gjithë komunitetit të futbollit, aktorë thelbësorë të të cilit janë tifozët.

Vendimi i Gjykatës së Drejtësisë është shqetësues, edhe pse janë forcuar disa elementë kyç të modelit sportiv europian. FFF mbështet UEFA-n dhe bën thirrje për konsultime të gjera për të ruajtur, në vendimet e ardhshme, ekuilibrin dhe vlerat e një modeli sportiv me të cilin jemi të lidhur”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll