Bota

VIDEO/ Aksident i pazakontë në Belgjikë, rrëzohet pema e Krishtlindjes, zë poshtë një 63-vjeçare! Gruaja ndërron jetë, 2 të tjerë plagosen

Ngjarja e rëndë ndodhi në një panair Krishtlindjesh në një qytet rreth 50 kilometra larg Brukselit. Pema e Krishtlindjes u rrëzua nga një erë e fortë dhe hetimi po verifikon nëse ishte siguruar siç duhet.

22 Dhjetor 2023, 13:47 Nga a.l
VIDEO/ Aksident i pazakontë në Belgjikë, rrëzohet pema e
Belgjikë

BELGJIKË-  Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Belgjikë kur një grua 63-vjeçare humbi jetën pasi një pemë e Krishtlindjes 20 metra e lartë u rrëzua dhe e zuri poshtë. Mediat raportojnë se në këtë aksident u plagosën edhe dy persona të tjerë. 

Ngjarja e rëndë ndodhi në një panair Krishtlindjesh në një qytet rreth 50 kilometra larg Brukselit. Pema e Krishtlindjes u rrëzua nga një erë e fortë dhe hetimi po verifikon nëse ishte siguruar siç duhet. Në rrjetet sociale u publikuan pamje që tregojnë rrëzimin e pemës së Krishtlindjes bie mbi njerëzit.

 

belgjike

Sondazh

Poll