Bota

Pamje VIRALE/ Ushtarët po vdesin në luftë, 'shfrenohet' elita e Putin, festa të 'çmendura', shpërthejnë komentet: Do digjeni në ferr

Mes të ftuarve mediat veçonin prezantuesen Ksenia Sobchak, 40 vjeçe, dikur kandidate presidenciale në 2018, e cila mbante një kostum transparent ‘Sorelle’ në ngjyrë lëkure.

22 Dhjetor 2023, 13:27 Nga a.l
Pamje VIRALE/ Ushtarët po vdesin në luftë, 'shfrenohet'
Festa e çmendur e elitës së Putin

RUSI- Në rrjet janë duke u bërë virale disa pamje të shkëputura nga festa të pazakonta ku pjesëmarrës janë persona të elitës ruse të politikës. Veshje e sjellje të çuditshme dhe aspak të hijshme janë parë në këto skena, mes të cilëve dhe ajo që njihet si e pagëzuara e presidentit Vladimir Putin, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

Festa e shfrenuar ku ekspozohet luksi i 'stafit' të Putin, ka revoltuar gjithë popullatën ruse jo dhe vetëm të cilët e shohin si një ofendim ndaj atyre që luftojnë ose kanë humbur jetën në frontin e luftës mizore në Ukrainë. Mes të ftuarve mediat veçonin prezantuesen Ksenia Sobchak, 40 vjeçe, dikur kandidate presidenciale në 2018, e cila mbante një kostum transparent ‘Sorelle’ në ngjyrë lëkure. Ajo njihet si e pagëzuara e Putin teksa presidenti ka qenë prezent si mik i babait të saj të ndjerë, analistit politik Anatoly Sobchak.

Opinionisti rus Vladimir Solovyov u shpreh: “Sa moralisht i verbër mund të jetë një njeri? Djemtë tanë luftojnë në front kurse ti nuk do t’ia dish. Në çfarë mase një njeri mund të mos kuptojë asgjë për vendin e tij?”

Ai shtonte më tej: “Komandanti ynë ngre dolli për fitoren, po ju k**va me kë jeni? Nuk e keni idenë sa të urryera e të përçmuara jeni”.

Festa raportohet se ishte organizuar nga opinionistja aristokrate ruse Nastya Ivleeva, prezantuese e aktore 32 vjeçare. Ajo mbante një kostum me diamante e smeraldë në kurriz.

Rrjeti i njohur rus në Telegram “Dy Majorët” dënonte pjesëmarrësit duke thënë: “Jeni vetëm jashtëqitje dhe do të digjeni në ferr”.

Analisti i njohur rus Yuri Podolyaka komentonte: “Ushtarët tanë në front sigurisht nuk po luftojnë për këtë shthurrje, kjo nuk është Rusia”.

Vladislav Pozdnyakov, i grupit nacionalist rus ‘Shtet burrë”, tha: ‘Nastya Ivleeva organizon një festë satanike në klubin Mutabor, që do të kontrollohet së shpejti nga prokuroria e përgjithshme.’

Grupi konservator vendas Zov Naroda – “Thirrja e popullit” – bëri apel për kreun e komitetit hetimor Alexander Bastrykin, që eventi të hetohet për ekstremizëm, promovim të drogave dhe degjenerimit seksual.

 

vladimir putin

Sondazh

Poll