Sport

Girona ngec në javën e 18-të dhe humbet kryesimin e La Ligas!

1-1 dhe Betis renditet në vend të shtatë me 28 pikë, teksa Girona mban kreun e La Liga-s me 45 pikë.

22 Dhjetor 2023, 02:07 Nga DOSJA
Girona ngec në javën e 18-të dhe humbet kryesimin e La Ligas!

SPANJE - Girona ngec në transfertë e Real Betis, takim i vlefshëm për javën e 18-të të La Liga, që u mbyll me barazimin 1-1. Ndeshja rezultoi shumë e luftuar, ndërsa u desh një penallti që Giron atë zhbllokonte sfidën, duke shënuar me Dovbyk në minutën e 39’.

Takimi vazhdoi me rezultatin 0-1 deri në minutën e 88’, moment në të cilin Pezzella barazoi për Betis. 1-1 dhe Betis renditet në vend të shtatë me 28 pikë, teksa Girona mbante kreun e La Liga-s me 45 pikë.

Edhe sfida Cadiz-Real Sociedad u mbyll në paqe, me takimin që mbaroi me barazim pa gola. Pas javës së 18-të, Cadiz renditet në vendin e 17-të me 15 pikë, teksa Sociedad në vend të gjashtë me 31 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll