Sport

Manchester United dhe Bayern Munich “mbyllin derën” e Superligës

“Djajtë e Kuq” dhe bavarezët pohojnë se mbeten të përkushtuar ndaj garave të UEFA-s

21 Dhjetor 2023, 14:52 Nga DOSJA
Manchester United dhe Bayern Munich “mbyllin derën” e

ANGLI - Manchester United dhe Bayern Munich kanë qenë dy skuadrat e para që kanë marrë një qëndrim për vendimin e CJEU. Si britanikët ashtu edhe gjermanët janë pozicionuar kundër krijimit të një Superlige.

Manchester United ka lëshuar deklaratën e mëposhtme në reagim ndaj vendimit të sotëm të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për Superligën Evropiane:

“Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. Ne mbetemi plotësisht të përkushtuar ndaj pjesëmarrjes në garat e UEFA-s dhe bashkëpunimit pozitiv me UEFA-n, Premier League dhe klube të tjera përmes ECA-s për zhvillimin e vazhdueshëm të futbollit evropian”.

Pas vendimit të sotëm të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë (ECJ) për çështjen e Superligës, Jan-Christian Dreesen, CEO i FC Bayern dhe nënkryetar i Shoqatës Evropiane të Klubeve (ECA), komentoi si më poshtë:

"Ne kemi marrë parasysh vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Megjithatë, kjo nuk ndryshon qëndrimin e FC Bayern dhe ECA se një kompeticion i tillë do të përfaqësonte një sulm ndaj rëndësisë së ligave kombëtare dhe statikës së futbollit evropian.

Bundesliga përbën bazën e FC Bayern, ashtu si të gjitha ligat kombëtare përbëjnë bazën e klubeve evropiane të futbollit. Prandaj, është detyra jonë dhe bindja jonë e thellë t'i forcojmë ato, jo t'i dobësojmë. Ne gjithashtu mbështesim garat evropiane të klubeve nën UEFA Pra, edhe një herë është shumë e qartë: dera e Superligës në FC Bayern mbetet e mbyllur."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll