Bota

Presidenti izraelit njofton lajmin e mirë: Jemi gati për pauzë të re humanitare në Gaza për lirimin e pengjeve

Herzog tha se Izraeli nuk ishte në një luftë me popullin palestinez, por po luftonte armikun e tij Hamas.

19 Dhjetor 2023, 17:33 Nga a.l
Presidenti izraelit njofton lajmin e mirë: Jemi gati për pauzë
Isac Herzog

IZRAEL- Presidenti Isaac Herzog njofton se Izraeli është gati për një pauzë të dytë humanitare në Rripin e Gazës për të siguruar lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

“Mund të ritheksoj faktin se Izraeli është gati për një tjetër pauzë humanitare dhe ndihmë shtesë humanitare në mënyrë që të mundësojë lirimin e pengjeve. Përgjegjësia i takon plotësisht [udhëheqësit të Hamasit në Gaza Jahja] Sinwar dhe udhëheqjes së Hamasit”, tha Herzog gjatë një takimi me ambasadorët e 80 vendeve.

Një pauzë e mëparshme humanitare njëjavore, muajin e kaluar, pa lirimin e 84 izraelitëve dhe 24 të huajve nga Hamasi në këmbim të 240 palestinezëve nga burgjet izraelite, duke përfshirë 71 gra dhe 169 fëmijë. Herzog tha se Izraeli nuk ishte në një luftë me popullin palestinez, por po luftonte armikun e tij Hamas.

Nuk pati asnjë koment nga Hamasi për deklaratat e presidentit izraelit. Sulmet ajrore dhe tokësore të Izraelit në Rripin e Gazës që nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasi kanë vrarë të paktën 19,667 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe kanë plagosur 52,586 të tjerë, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavë, shkruajnë mediat e huaja. 

Lufta e ka lënë Gazën në gërmadha me gjysmën e stokut të banesave të territorit bregdetar të dëmtuar ose shkatërruar, dhe gati 2 milionë njerëz të zhvendosur brenda enklavës me popullsi të dendur mes mungesës së ushqimit dhe ujit të pastër.

lufta izrael-palestine isaac herzog

Sondazh

Poll