Aktualitet

Kukësi zgjohet i mbuluar nga mjegulla e dendur, vështirësi në qarkullim

Muajit nëntor, dhjetor e janar në Kukës karakterizohen me prani të fenomenit të mjegullës së dendur, kryesisht në pjesën e parë të ditës.

19 Dhjetor 2023, 08:31 Nga r.ll
Kukësi zgjohet i mbuluar nga mjegulla e dendur, vështirësi
foto nga kukesi

KUKËS- Kukësi është zgjuar ditën e sotme me prani të mjegullës së dendur në qytet. edhe në një pjesë të gjatësisë së "Rrugës së Kombit". Mjegulla ka zvogëluar fushë-pamjen e për pasojë edhe lëvizjen e qytetarëve në kalimin e rrugëve por edhe drejtuesve të automjeteve.

Mjegulla e dendur ka detyruar drejtuesit e automjeteve në këtë arterie të rëndësishme të ulin shpejtësin e mjetit, përdorimin e dritave të mjegullës dhe rritjen e vegjilencës gjatë drejtimit për shkak të kufizimit të fushë-pamjes deri në 30-40 metra.

Muajit nëntor, dhjetor e janar në Kukës karakterizohen me prani të fenomenit të mjegullës së dendur, kryesisht në pjesën e parë të ditës.

kukes

Sondazh

Poll