Aktualitet

Berisha: Komisioni Rama – Balla faktoi se dy prokurorë qëndrojnë mbi Parlamentin

Berisha u shpreh se Komisioni Rama–Balla vërtetoi se SPAK është i kapur nga Rama dhe banditët e tij.

18 Dhjetor 2023, 21:20 Nga I.A
Berisha: Komisioni Rama – Balla faktoi se dy prokurorë
Sali Berisha

TIRANË-  Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se komisioni i sotëm faktoi se dy prokurorë po qëndrojnë mbi Parlamentin. I ftuar në emisionin “Drejt” në Ora News, Berisha u shpreh se Komisioni Rama–Balla vërtetoi se SPAK është i kapur nga Rama dhe banditët e tij.

“Sot është një ditë e një shfaqjeje të shëmtuar në të cilën u faktua në mënyrën të pakundërshtueshme monizimi, apo përqëndrimi i të gjitha pushteteve në duart e Edi Ramës. Kjo sepse, Komisioni Rama – Balla faktoi se dy prokurorë të Edi Ramës qëndrojnë mbi komisionin dhe mbi Parlamentin. Faktoi se Rama, SKAP-istët dhe Komisioni janë një. Sepse 6 javë më parë, SKAP-i i partisë në mënyrën më të befasishme, pa më thirrur asnjëherë, pa thirrur asnjëherë dhëndrrin tim, dërgoi banditët për ta arrestuar, dhe njoftoi moslëvizjen time. Në këto 32 vite çdo akt i ngjashëm është bërë me miratim të Parlamentit. Për ata që na ndjekin, liri e lëvizjes ndër liritë më themelore të individit konsiderohet e dyta për nga e rëndësishmja”, tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll