Bota

Rasti i çuditshëm në Greqi/ Shkuan për të mashtruar të njëjtin person për herë të dytë dhe u arrestuan

Ndërsa tre mashtrimet e mëparshme ishin shumë të suksesshme, përpjekja e tyre e katërt radhazi rezultoi në arrestimin e një çifti grek në Serres, mesditën e së premtes.

17 Dhjetor 2023, 11:32 Nga h.k
Rasti i çuditshëm në Greqi/ Shkuan për të mashtruar
Policia greke

GREQI-Ka qenë fatal gabimi i një grupi kriminal që ka mashtruar një të moshuar në zonat e Maqedonisë dhe Thrakisë me gjoja aksidente trafiku në të cilat janë përfshirë të afërmit e tyre, pasi kanë tentuar për herë të dytë të marrin para nga... e njëjta viktimë!

Ndërsa tre mashtrimet e mëparshme ishin shumë të suksesshme, përpjekja e tyre e katërt radhazi rezultoi në arrestimin e një çifti grek në Serres, mesditën e së premtes. E moshuara të cilën autorët e kanë kontaktuar me telefon duke i kërkuar 60.000 euro, kishte dorëzuar tashmë 7.500 euro 

Gruaja e mbajti gjakftohtësinë, bëri sikur pranoi të paguante dhe menjëherë lajmëroi Sigurimin. Pas veprimeve të koordinuara të policisë, çifti është pikasur në zonën e Serresit duke hipur në një automjet në pronësi të burrit, janë arrestuar dhe janë sekuestruar 8250 euro, një sprej piper, dy celularë dhe mjeti që përdornin, thuhet në mediat greke. 

Nga hetimet paraprake në vazhdim, ka rezultuar se rrethi ka mashtruar më 5 dhjetor në zonën e Ksanthit një tjetër të moshuar, e cila i ka dorëzuar 32 mijë euro dhe më 28 nëntor një tjetër të moshuar në zonë të Rodopit, nga të cilët kanë marrë 600 euro dhe bizhuteri në vlerë prej 30.000 euro.

Ndaj çiftit është ngritur një dosje për organizim kriminal dhe mashtrim me të cilën janë dërguar në Prokurorinë Publike Protodike Serres.

arrestim ne greqi

Sondazh

Poll