Aktualitet

Shkëmbenin drogën në varreza dhe e shpërndanin me një qen pitbull, policia arreston bandën italo-shqiptare

16 Dhjetor 2023, 22:05 Nga A.TH

50 financierë të Komandës së Bolzanos, ekzekutuan sot 5 urdhra sigurie, nga të cilat 4 arrest me burg, për një grup me origjinë italo-shqiptare, të cilët menaxhonin tregtimin e kokainës në aksin Merano-Bolzano.

Mediat italiane raportojnë se në Merano, hetuesit kanë identifikuar atë që mund të përkufizohet si hallka e parë në zinxhirin e shpërndarjes së drogës: një “kalorës droge” i vërtetë. Bëhet fjalë për një vendas 30 vjeçar, tashmë të njohur për policinë, i cili furnizonte sistematikisht shumë klientë të rregullt me metodën “derë më derë”, duke lëvizur nëpër rrugët e qendrës historike me biçikletë, shpeshherë i shoqëruar nga një qen i madh. Nisur nga ky fakt edhe operacioni ka marrë emrin Pitbull.

Policia e Bolzanos informoi autoritetin gjyqësor dhe nisën aktivitetet hetimore më intensive, të mbështetura nga përgjimet telefonike, nëpërmjet të cilave u bë e mundur gjurmimi i furnizuesit të Meranos, një kontraktues i vogël ndërtimi me origjinë shqiptare, banues në qytetit, i cili, duke shfrytëzuar bashkëpunimin e disa anëtarëve të familjes, furnizonte shumë shpërndarës droge në Burgraviate, duke marrë nga ana e tij furnizime nga një bashkatdhetar, banues në Appiano.

Hetimet tregojnë se të dy furnizuesit nuk takoheshin, ata përdorinin vende si lulishtet në qendër të qytetit, por edhe varreza, ku i pari depozitonte lëndën narkotike të kërkuar dhe tjetri merrte drogën ku linte dhe paratë e paguara për furnizimin.

Hetimi që zgjati për rreth gjashtë muaj, bëri të mundur identifikimin e plotë të të gjithë subjekteve të përfshirë, rikonstruksionin e të gjithë “volumit të biznesit” të gjeneruar nga aktiviteti i trafikut të drogës, të vlerësuar në jo më pak se 200 mijë euro, si dhe sekuestrimi, gjatë hetimeve, i mbi një kilogram kokainë dhe 75 mijë euro cash, të gjetura me vakum në një mur në periferi të Appiano-s. U dokumentuan mbi 1800 shitje droge.

 

Sondazh

Poll