Aktualitet

VIDEO/ Babai nuk takon dot fëmijët, nëna dërgon dy të miturit jashtë vendit pa prokurë

Pas takimit te fundit mes Çelos dhe ish bashkëshortes së tij dhe kërkesës se saj për marrjen e prokurës për fëmijët, Çelo ka më shume se 15 ditë pa u takuar dhe pa folur me fëmijët pasi ish bashkëshortja e tij i ka mbyllur komunikimin nga te gjitha anët.

15 Dhjetor 2023, 22:43 Nga I.A

VIDEO/ Babai nuk takon dot fëmijët, nëna dërgon dy të

SARANDË- Çelo Myftari nga qyteti i Sarandës baba i dy djemve te mitur ka treguar për emisionin ‘Piranjat’ se prej disa kohesh nuk takon fëmijët e tij. Çelo tregon se është i divorcuar me bashkëshorten e tij qe prej vitit 2021 dhe kujdestarinë e fëmijëve e mban ish-bashkëshortja, e cila here pas here këmbëngul për një prokure. Vitin e shkuar ish-bashkëshortja e Çelos pa dijeninë e këtij te fundit ka marre dy fëmijët e vegjël dhe është larguar nga Shqipëria pa një prokurë. Pas një komunikimi me nënën e dy fëmijëve, zonja i tregon Çelos se ai nuk mund t’i shohë me fëmijët dhe as tu afrohet.

Ne këto kushte, Çelo i drejtohet policisë Sarande, por kallëzimi i tij nuk u mor ne konsideratë. Pas rikthimit te nënës me dy fëmijët ne Shqipëri marrëdhënia duket sikur rregullohet, por synimi i zonjës është marrja e prokurës dhe largimi nga Shqipëria.

Çelo këmbëngul qe t’mos ja japë prokurën pasi nuk është i sigurt për fëmijët. Pas takimit te fundit mes Çelos dhe ish bashkëshortes së tij dhe kërkesës se saj për marrjen e prokurës për fëmijët, Çelo ka më shume se 15 ditë pa u takuar dhe pa folur me fëmijët pasi ish bashkëshortja e tij i ka mbyllur komunikimin nga te gjitha anët. Dyshimet e Çelos janë që fëmijët mund te jene larguar përsëri jashtë vendit pa dijeninë e tij.

Pasi gjejmë adresën e banimit te nënës dhe fëmijëve, gazetarja e Piranjave e pyet se perse i pengon fëmijët te takojnë babanë e tyre. Ish bashkëshortja e Çelos e revoltuar thotë qe askujt nuk ka çfarë i duhet se çfarë bën ajo me fëmijët. Ndërsa vëllai i saj përmes një telefonate thotë se e ka ndihmuar ai për te kaluar fëmijët dhe siç e ka bëre do ta bëje përsëri. Pas qetësimit te situatës, Çelo pranon qe të japë prokurën e fëmijëve.

Marrë nga Syri.net

Çelo myftari

Sondazh

Poll