Art&Argëtim

“Kush është kjo dhëmbë kalbura?” Noizy tall keq Dasarën: Fansat e mi nuk…(FOTO)

4 Nëntor 2019, 11:01 Nga DOSJA
“Kush është kjo dhëmbë kalbura?” Noizy tall keq

TIRANË- Noizy i ka hapur rrugë një tjetër sherri në publik me moderatoren dhe gazetaren e njohur Dasara Karaiskaj.

Noizy është një prej këngëtarëve më të njohur të muzikës shqiptre,  që ndiqet dhe pëlqehet shumë edhe nga publiku shqiptar.

Por kujtojmë që jo të gjithë e pëlqejnë apo janë fansa të tij. Ndërsa përveç fansave Dasara është një prej moderatoreve e cila ka pasur një sërë  zënkash dhe ironish me Noizy-n. Dasara shpesh herë e ka komentuar sesi Noizy  paraqitet para fansave, njerëzve nëpër koncerte teksa ajo ka përmendur  rastin ku këngëtari ka hedhur para në një nga Clubet  e kryeqytetit.

Ndërsa së fundmi Noizy në disa  postime në rrjetet sociale ka publikuar disa foto të Dasarës duke u tallur me dhëmbët e saj, e krahas tyre shkruan: Repi në Shqipëri ka ardh në 2008-2009.

“I turpshëm , injorant, prepotent, arrogant, fyes”, kanë qenë shprehitë e Dasarës duke përshkruar reperin kohë  më parë nisur nga gjesti i tij në një nga club-et e Tiranës.

Ndërkohë akoma nuk ka ardhur një reagim i Dasarës pas komenteve tallëse të bërë nga Noizy për të.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz

Sondazh

Poll