Bota

Washington Post: Agjentët kufitar zbulojnë se kontrabandistët po shkatërrojnë murin me Meksikën, për trafikimin e drogës

3 Nëntor 2019, 10:18 Nga DOSJA
Washington Post: Agjentët kufitar zbulojnë se kontrabandistët po

SHBA- Bandat e kontrabandës në Meksikë kanë qenë në gjendje të shkelin seksionet e reja të murit kufitar të vënë  nga Presidenti amerikan Donald Trump gjatë muajve të fundit, sipas një raporti të ri nga “The Washington Post.”

Mediat e huaja shkruajnë se kontrabandistët kanë përdorur mjete të forta për të prerë pjesët prej çeliku dhe betoni të murit, duke krijuar hapësirë të mjaftueshme që njerëzit të bëjnë trafikimin e drogërave.

Agjentët kanë thënë për “Washington Post” se njerëzit kanë  punuar për ditë me rradhë në mënyrë që të  rrëzojnë murin.

Trump tha se ai nuk ishte në dijeni për shkatërrimin e murit kufitar, por ai shtoi se “ju mund të shkurtoni gjithçka”.

“Ne kemi një mur shumë të fuqishëm, por pa marrë parasysh sa i fuqishëm është, ju mund të bëni çdo gjë, në çdo rrugë ligjore,” -u tha Presidenti gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Matthew Leas, një zëdhënës për Doganat dhe Mbrojtjen e Kufijve, tha për CNN se: Çdo deklaratë që muri nuk po funksionon siç duhet është qesharake. Muri po funksionon.

Megjithatë kontrabandistët gjithashtu përpiqen të fshehin këtë shkatërrtim të murit.

Deri më tani, taksapaguesit amerikanë kanë qenë në këmbim të projekt-ligjit për përpjekjet e krijimit  të pengesave të reja fizike në kufirin jugor.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota donald trump muri me meksikën donald trump muri me meksikën

Sondazh

Poll