Bota

Jeta e çmendur në Miami brenda një loje/ Twerking në majë të makinës, festa në jahte dhe flamingot

Kur Lionel Messi dhe Jeff Bezos u transferuan në Miami këtë vit, ata i dhanë edhe më shumë shkëlqim qytetit të njohur për jetën e tij të "çmendur". 

10 Dhjetor 2023, 11:40 Nga h.k
Jeta e çmendur në Miami brenda një loje/ Twerking në
Foto ilustruese

SHBA-Florida e Jugut, një vend ku deti, rëra dhe seksi janë gjithmonë pjesë e sezonit. Një vend ku futbollisti më i famshëm në botë shënon gola dhe një vend, ku një multimiliarder mendon se si të komercializojë udhëtimin në hapësirë vijon të jetë pjesë e një loje videogame. 

Kur Lionel Messi dhe Jeff Bezos u transferuan në Miami këtë vit, ata i dhanë edhe më shumë shkëlqim qytetit të njohur për jetën e tij të "çmendur". 

Nga ana tjetër Miami ka dhe një jetë të errët përveç imazhit në dukje të jetës së miliarderëve.  Kryqëzimi i këtyre botëve u shfaq plotësisht këtë javë gjatë publikimit të trailerit të Grand Theft Auto 6.

Videoja u përshkrua nga ylli i basketbollit LeBron James në një postim në Tëitter. Dhe u bë videoja më e ndjekur në platformë, duke përjashtuar videot muzikore në më pak se një ditë. Teaser-i prej 90 sekondash konfirmoi se loja do të vendoset në Vice City, një version hiper-fiksional i Miamit dhe menjëherë ngjalli debate në internet se sa i drejtë ishte ky përshkrim.

Aty shfaqen vrapuesit në plazh dhe festa në jahte, makina luksoze dhe pishina në tarraca me vajza të zhveshura, rrugët e ndriçuara me neon, flamingot dhe vajzat që bëjnë tëerking mbi makinën e hapur. 

"Këto lojëra bazohen në qytete të vërteta amerikane dhe janë ato detaje të vogla që e sjellin me të vërtetë atë në jetë." -tha Livingston për BBC.

"Shumë nga ato që janë në lojëra bazohen në gjëra reale."-shtoi ai. 

Livingston e përshkroi atë që ishte në trailerin e GTA 6 si një "satirë të qëllimshme të gjuhës më të keqe të kulturës amerikane".

miami shba

Sondazh

Poll